Ibrahimovic dhe Khabib 'matën' forcën, shikoni si përfundoi

Ish-kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, u takua me legjendën e futbollit evropian, Zlatan Ibrahimovic, në një takim që nuk kaloi pa vëmendje dhe që u shoqërua me një “ndeshje force” miqësore në luftime trup më trup. Luftëtari i pamposhtur i MMA-së publikoi fotografi dhe video nga ky takim në rrjetet sociale, ku shihet përballja e tyre sportive dhe miqësore. Në aktivitet morën pjesë edhe djemtë e Ibrahimovicit, Maximilian dhe Vincent, të cilët u panë duke ndjekur nga afër momentet argëtuese mes dy ikonave të sportit. Po ashtu ulur në tavolinë ishte edhe ylli i futbolli Paul Pogba. Vëmendje të veçantë tërhoqi një video ku Khabib dhe Zlatan zhvillojnë një përballje simbolike dorë më dorë, duke testuar forcën e njëri-tjetrit në mënyrë miqësore, përpara se gjithçka të përfundonte me një përshëndetje të ngrohtë dhe respekt të ndërsjellë. View this post on Instagram A post shared by Хабиб Нурмагомедов (@khabib_nurmagomedov) “Nuk i quan të gjithë vëllezër”, shkroi Khabib në një postim në Instagram, duke e etiketuar Ibrahimovićin dhe duke lënë të kuptohet për respektin e madh që ekziston mes tyre. Takimi i dy figurave të mëdha të sportit ngjalli interes të jashtëzakonshëm te tifozët në mbarë botën, ndërsa postimi u shpërnda me shpejtësi dhe u shoqërua me reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, duke e kthyer këtë moment në një nga temat më të diskutuara sportive të ditës. /Telegrafi/ Khabib Nurmagomedov vs. Zlatan Ibrahimović in an arm-wrestling match! Khabib: "What do you feel?" Zlatan: "I feel Spirit" pic.twitter.com/U9veo71Qv1 — CentreGoals. (@centregoals) December 24, 2025