Sot mot i vranët dhe me reshje bore, temperaturat deri në 5 gradë

Sot (e enjte) në vend parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 3 deri në 5 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi prej 15 deri në 35 kilometra në orë, duke krijuar ndjesi më të ulët të temperaturës, veçanërisht në zonat e hapura. /Telegrafi/