Dezinformimi gjatë fushatave zgjedhore në Kosovë po bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, ndërsa rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale po e vështirësojnë dallimin mes lajmit të verifikuar dhe përmbajtjeve të rreme. Kështu u tha në episodin e pestë të “Përballje Podcast”, ku Getoarbë Mulliqi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Festim Rizanaj nga HIBRID.info folën për rreziqet që dezinformimi paraqet për integritetin medial dhe proceset demokratike. Mulliqi theksoi se, pavarësisht përgatitjes së gazetarëve, qytetarët mbeten të cenueshëm për shkak të mungesës së edukimit medial. “Gazetarët dinë t’i demantojnë dezinformatat, por qytetarët mbesin të pambrojtur pa edukim medial,” tha ajo shkruan Telegrafi. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Ndërkaq, Rizanaj paralajmëroi se rrjetet sociale kanë krijuar një ambient ku dezinformatat qarkullojnë me shpejtësi. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) “Rrjetet sociale kanë krijuar një mjegull informativ ku dezinformatat shpërndahen më shpejt se lajmet e verifikuara,” u shpreh ai. - YouTube www.youtube.com Të dy panelistët bënë thirrje për orientim drejt mediave kredibile, verifikim të informatave dhe institucionalizim të edukimit medial si zgjidhje afatgjate kundër dezinformimit./ Telegrafi/.