Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen!

Kryeministri Edi Rama ka uruar besintarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka zgjedhur të ndajë një pamje nga “Çeta e profetëve”. “MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen!”, shkruan Rama.