Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për dhunim

Një person është arrestuar të enjten në mbrëmje në Podujevë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit. Sipas njoftimit të autoriteteve, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj një viktime kosovare. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga institucionet përkatëse./Telegrafi/