Një person është arrestuar nën dyshimin për vjedhje të rëndë, pasi dyshohet se ka thyer disa vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë. Sipas raportit policor, rreth orës 02:45 është raportuar se janë thyer gjithsej shtatë vetura, nga të cilat janë vjedhur gjësende të ndryshme, kryesisht vegla pune. Njësitë e hetuesisë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, mashkull kosovar, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar shumica e gjësendeve të raportuara si të vjedhura. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/