Klubi ukrainas, FC Polissya Zhytomyr është gati ta prezantojë si lojtar të ri reprezentuesin e Kosovës, Lindon Emërllahu. Emërllahu pritet ta vazhdoj karrierën në Superligën e Ukrainës, pasi presidenti i CFR Cluj konfirmoi para disa ditësh shitjen e tij te Polissya Zhytomyr. Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro si dhe ka 15 për qind në shitjen e radhës, ndërsa Emërllahu pritet të zyrtarizohet shumë shpejt te skuadra e re. E kryer: Presidenti i Clujit e konfirmon shitjen e Lindon Emërllahut te Polissya Zhytomyr Se zyrtarizimi i ish-yllit të Ballkanit te klubi ukrainas është afër, këtë e tregon një postim i fundit i tyre në rrjetet sociale. Faqja zyrtare e Polissya Zhytomyr ka publikuar një fotografi enigmatike, por që vërehet se është transferimi i tyre i ri, Emërllahu. View this post on Instagram A post shared by ФК «Полісся» (Житомир) (@fcpolissya) Në postim ata kanë vendosur një bredh, duke paralajmëruar se reprezentuesi i Kosovës do të jetë “dhurata” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për tifozë. Ndryshe, Polissya Zhytomyr e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë me 30 pikë apo pesë ma pak se LNZ dhe Shakhtar që renditen në vendin e parë dhe të dytë. /Telegrafi/