Moti në Shqipëri, shi i herëpashershëm dhe borë në Alpe

Ditën e enjte Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, hera-herës shtrëngata afatshkurtra. Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal. Në Alpe dhe në lartësitë 700-800 metra në verilindje dhe 900 metra në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët, lokalisht mesatar. Mjegull e dendur përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës. Era do të fryjë me drejtim nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15 m/s. /TC/