“Të plakesh është privilegj”: Drew Barrymore tregon me krenari rrudhat në fytyrë

Ikona e Holliwood-it Drew Barrymore po i tregon me krenari rrudhat e saj teksa përgatitet të mbushë 51 vjet. Ylli u rrit përpara kamerave pasi nisi karrierën e saj të aktrimit që në moshë shumë të re dhe tani ndodhet në një epokë të re të jetës së saj si moderatore e një emisioni televiziv. Tani, me ditëlindjen e saj më pak se dy muaj larg, Barrymore po ndan një mesazh me ndjekësit e saj që shkon përtej pamjes së jashtme. View this post on Instagram A post shared by Drew Barrymore (@drewbarrymore) Të martën, ajo shfaqi fytyrën e saj natyrale, pa grim, në një video që nxirrte në pah bukurinë e saj, përfshirë edhe rrudhat e imëta. “Të plakesh është një privilegj. Nuk është diçka për t’u frikësuar”, shkroi ajo në video. Në të vërtetë, Barrymore nuk hezitoi të tregonte pamjen e saj të mrekullueshme natyrale — madje afroi kamerën për të theksuar rrudhat e saj të ndryshme. Seksioni i komenteve u mbush me lavdërime nga fansat, të entuziazmuar nga mesazhi që ajo po përcillte.