Festat nisin me Audi - marka sjell magjinë e festave përmes veturave legjendare

Audi zyrtarisht po futet në sezonin e festave. Prodhuesi i veturave ndau së fundmi një video të shkurtër në Instagram në faqen Audi USA që e riimagjinon Rudolphin, drerin me hundë të kuqe , me vetura që lëvizin nëpër dëborë në vend të drerëve fluturues. Klipi i titulluar " Lojë për festat, sipas mënyrës së Audi", është i mbushur me versione miniaturë të disa prej automjeteve më ikonike të markës – vetura prodhimi, vetura garash e klasike. Videoja hapet me një pamje nga afër të një Audi Q8 që del nga një garazh. Nga aty, Q8 i bashkohen veturat e njohura si RS6 Avant, RS3 dhe A6 E-Tron. View this post on Instagram A post shared by Audi USA (@audiusa) Sigurisht, nuk do të dukej si një festë e mirëfilltë festive e Audi pa veturat legjendare të garave; Dakar, Quattron origjinal, R10 TDI dhe shumë të tjera. Finalja i bashkon të gjitha. Dhe nëse po pyesni veten - jo, kjo nuk është gjeneruar nga Al. /Telegrafi/