Klubi ukrainas, FC Polissya Zhytomyr ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit kosovar, Lindon Emërllahu nga CFR Cluj. Pritjes i erdhi fundi. Emërllahu është prezantuar tashmë si lojtar i ri i ukrainasve të Polissya Zhytomyr. Është vet faqja zyrtare e klubit ukrainas që ka prezantuar lojtarin, teksa ka zbuluar detajet e marrëveshjes. View this post on Instagram A post shared by ФК «Полісся» (Житомир) (@fcpolissya) “Klubi i futbollit Polissya ka arritur një marrëveshje për bashkëpunim me mesfushorin kosovar Lindon Emërllahu”. “Kontrata me lojtarin është nënshkruar për një periudhë trevjeçare. Lojtari do të luajë nën numrin 14. Mirë se vini në grup, Lindon!”, thuhet në njoftim. Ndryshe, këtë sezon, mesfushori therandas luajti 24 ndeshje, në të cilat shënoi 4 gola dhe 2 asistime si pjesë e CFR Cluj në Rumuni. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by ФК «Полісся» (Житомир) (@fcpolissya)