Plagoset biznesmeni me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen nr. 2 të Kavajës, ku shtetasi Artur Ligeja, pronar i një agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet.