Sabrina Carpenter surprizoi fansat në prag të Krishtlindjeve duke publikuar këngën Such a Funny Way

Sabrina Carpenter i surprizoi fansat në prag të Krishtlindjeve duke publikuar këngë shtesë nga albumi Man’s Best Friend e titulluar Such a Funny Way. Ylli 26-vjeçar i muzikës pop e publikoi këngën me pak vizualizim dhe me tekst. Për sa i përket melodisë Carpenter pohon se është “shumë krenare” dhe që gjithmonë e kishte imagjinuar të ekzistonte në të njëjtin univers me Man’s Best Friend. Ajo u tha fansave në rrjetet sociale se ky publikim emocional ishte menduar si një dhuratë festive, duke shtuar se nuk donte që ata të “prisnin shumë gjatë” për ta dëgjuar. Carpenter gjithashtu falënderoi dëgjuesit që e kanë përqafuar muzikën, duke e përshkruar atë si një “shpërthim katartik i Krishtlindjeve” dhe duke lënë të kuptohet se ka ende më shumë për të ardhur. Publikimi surprizë vjen vetëm disa ditë pasi këngëtarja u shfaq në emisionin Late Night with Seth Meyers, ku u vu në presion për të treguar se cili nga ish-partnerët e saj kishte frymëzuar hitin e saj të fundit, Manchild — një këngë që ka nxitur spekulime të shumta mes fansave. Në vend që të përgjigjej, Carpenter mori qetësisht një birrë dhe piu një gllënjkë të gjatë para kamerës, duke e lënë momentin — dhe misterin — të flasin vetë.