“Nëse kremtonim festat fetare, dënoheshim me burg”/ BIRN: Krishtlindjet në një vend ku Zoti ishte i ndaluar

Gjatë regjimit komunist, besimtarët e krishterë e kremtonin lindjen e Krishtit fshehurazi, brenda mureve të shtëpisë, nën frikën e një pushteti që ndaloi lirinë e besimit, shkatërroi ose tjetërsoi kishat dhe goditi besimin dhe klerin përmes ekzekutimeve, burgosjeve dhe internimeve. Në oborrin e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në prag […]