Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në Kërçovë janë ndërprerë masat e pragut të alarmimit për shkak të ndotjes së ajrit. "Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se sipas të dhënave nga Sistemi Shtetëror Automatik i Monitorimit, më datë 24.12.2025, përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmimit prej 150 mg/m³ dhe episodi i tejkalimit të pragut të alarmimit për grimcat PM10 është ndërprerë në Kërçovë". "Me këtë, masat dhe rekomandimet për tejkalimin e pragut të alarmimit ndërpriten", thonë nga MMJPH.