Petkoviq në Nish u bëri thirrje të zhvendosurve brenda vendit të votojnë për Listën Serbe: Mbijetesa e serbëve është në rrezik

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, bisedoi në Nish me personat e zhvendosur brenda vendit që jetojnë në atë pjesë të Serbisë dhe i ftoi ata të votojnë për Listën Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë më 28 dhjetor, sepse, siç theksoi ai, kjo është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb në atë hapsirë.