Dafina Zeqiri është nderuar me "Hyjneshën në Fron" nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Përmes një postimi në Facebook, i pari i kryeqytetit ka thënë se artistja përfaqëson jo vetëm kryeqytetin, por të gjithë shqiptarët. “Dafina Zeqiri është më shumë se një artiste e suksesshme. Ajo është za i fortë i brezit të saj, që përmes muzikës flet për liri personale, fuqizim të grave dhe guxim për të qenë vetvetja. Dafina e ka përdorur talentin e saj jo veç për hite, por edhe per mesazh per kauze. Ka fol për respektin, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, duke tregua se suksesi pa qëndrim nuk ka vlerë dhe se arti mundet me ndryshu jeten e njerzve”. “Sot, me shumë kënaqësi, i dhuruam Hyjneshën në Fron një artisteje që përfaqëson jo vetëm kryeqytetin, por krejt shqiptarët. Dafina eshte origjinale dhe me energjinë e saj, ajo vazhdon me frymëzu mijëra të tjerë që të besojnë në veten e tyre dhe të ndjekin ëndrrat pa compromise”, ka shkruar Rama. Ndarja e këtij vlerësimi vjen në sinkron me koncertet e Dafina Zeqirit, të cilat do të mbahen më 25 dhe 26 qershor në Prishtinë. Artistja po vjen me një koncert madhështor të titulluar “Supernova”.