Pas tubimit mjaft mikpritës në Gjakovë, kandidati për kryeministër Albin Kurti, në një darkë të këndshme, bashkëbisedoi edhe me veteranët e arsimit si dhe veprimtarët gjakovarë. Mentor Kaçi, Malush Tullumk, Blerim Zajmi, Ruzhdi Sefa dhe Feim Komoni ishin disa nga veteranët prezentë në këtë darkë. Ndërsa Kurti ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga komuna e Gjakovës. /Telegrafi/