Ndërmarrësi Arsim Papraniku është zgjedhur si personazhi më i shikuar në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni. Papraniku ishte i ftuar në emision në mesin e muajit nëntor dhe mblodhi shikueshmëri prej më shumë se gjysëm milioni në më pak se një muaj, duke i tejkaluar të gjithë të ftuarit tjerë gjatë vitit. Ai për këtë çmim tha se ishte befasi e veçantë dhe shprehu falënderim për Telegrafin. "Befasi e veçantë ishte njoftimi dhe shpërblimi i dorëzuar sot. Ky titull do të mbetet patjetër në memorien time pozitive personale. Faleminderit Telegrafit”, tha Papraniku. Nga ana tjetër, drejtori i Telegrafit në Maqedoni dhe udhëheqësi i emisionit PodGo, Venhar Ramadani, tha “Nga fillimi i emisionit askush nuk ka qenë i njoftuar se do të zhvillohet garë për shikueshmëri në emision. Emisioni PodGo dhe ky emision në veçanti, me Arsim Papranikun ka qenë special pasi janë inovacion në tregun medial në Maqedoni” Përndryshe, top treshin e shikueshmërisë së emisionit e plotëson Bujar Osmani si i dytë dhe Izet Mexhiti si i tretë, duke u pasuar nga tjerë të ftuar. Emisioni PodGo është produkt i Telegrafit në Maqedoni dhe deri tani është realizuar me mbi 75 të ftuar. Emisioni ka nisur të realizohet në shtator të vitit 2024. /Telegrafi/ - YouTube youtu.be