Gruaja fiton çmimin e madh të lotarisë në ditëlindjen e vajzës së saj

Një ditë tashmë e veçantë u bë edhe më e paharrueshme për një grua nga Karolina e Veriut kur fitoi një çmim lotarie prej 161,929 dollarësh në ditëlindjen e vajzës së saj. “Çfarë bekimi është ky”, tha Linda Rogers. Rogers tha se fitorja e bëri ditëlindjen e vajzës së saj edhe më të veçantë. "Kam dëshiruar një fitore si kjo”, tha ajo. "Kjo më ndryshon jetën", shtoi gruaja. Rogers tha se paratë e çmimit do t'i lejojnë asaj të blejë një veturë të re dhe ta ndajë me familjen e saj. /Telegrafi/