Një person ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një aksidenti në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Vocit”. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, raporton Topchannel. Aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjera të cilët udhëtojnë në këtë aks rrugor ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurit në spital. /KP/