Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka bërë të ditura tre nga zotimet kryesore të Qeverisë për të rinjtë. 10 euro në muaj bileta e integruar për trafikun urban dhe ndërurban, përmes së cilës të rinjtë do të mund të udhëtojnë në të gjithë vendin me kosto minimale, tha ai. Poashtu, Kurti tha se planifikohet të zbatohet Bursa e Mobilitetit për studentët të cilët studiojnë larg vendbanimit të tyre, vlera e së cilës do të rritet në varësi të distancës së universitetit me vendbanimin. Tutje, ai tha se Qeveria synon edhe dyfishimin e bursave studimore, duke theksuar se edhe studentët e universiteteve jopublike do të mund të përfitojnë nga kjo mundësi. /Telegrafi/