Labi fryn mbi Fjollën, kjo e fundit vjen me reagim epik

Fjolla Morina dhe Labinot Rexha kanë debatuar sërish, dhe kjo ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Nuk dihet se çfarë e nxiti këtë herë përplasjen mes tyre, megjithatë ata u panë teksa shkëmbenin fjalë me njëri-tjetrin. Në një moment, Labi iu afrua Fjollës dhe filloi të frynte në drejtim të saj. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) Fjolla e mori situatën me sportivitet, duke e shfrytëzuar këtë veprim në favorin e saj, teksa i tha: “’Termi’ pak flokët, se i kam lënë pak të lagura”. Më pas, Labi reagoi sërish duke i thënë: “Patjetër ta teri kahmos”. Nuk është hera e parë që Fjolla dhe Labi janë fjalosur me njëri-tjetrin.