Mickoski: Pres që Prokurori Publik i Shtetit të merret me akuzat penale që qëndrojnë në sirtarët e prokurorëve

Hristijan Mickoski, u përgjigj në pyetjen lidhur me zgjedhjen e ushtruesit të detyrës Prokuror Publik i Shtetit dhe pritshmëritë nga sfera e prokurorisë në periudhën e ardhshme. Mickoski theksoi se, nga informacionet që disponon, procedura për zgjedhjen e Prokurorit të Shtetit në Kuvend duhet të përfundojë brenda 2 muajve. Kriteret për zgjedhje, sipas Mickoskit, janë sjellë në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, i cili u miratua nga pushteti i kaluar i LSDM-së dhe BDI-së, dhe me të cilin u ndalua mundësia që profesorët, avokatët dhe juristët e shquar të zgjidhen si Prokurorë Publikë të Shtetit. "Pres që brenda kësaj periudhe të zgjidhet një prokuror publik dhe ai prokuror publik të fillojë një punë themelore dhe të vështirë. Shumë gjëra e presin . Në një bisedë joformale me kolegët në Qeveri dhe institucione në këto një vit e gjysmë të kaluar, pak a shumë dekurajuese për të gjithë ne, pati një fenomen në të cilin institucionet ngrenë kallëzime penale, dhe prokuroria hesht. Dhe nëse zhvilloni një bisedë me anëtarë të qeverisë dhe institucioneve, do të shihni se ka disa qindra raste të tilla. Ne që jemi të sjellshëm dhe nuk bëjmë shfaqje ose nuk përpiqemi të hyjmë në shtëpi në mëngjes, para fëmijëve të të dyshuarve, dhe nën maskën e një hetimi të filmojmë me kamera, siç ishte rasti në të kaluarën, kjo nuk do të thotë se ato parashtresa nuk janë paraqitur. Është logjike që qytetarët shpesh reagojnë", theksoi Mickoski. Mickoski tha se i kupton qytetarët, por duhet të dihet se me qindra lëndë të tilla qëndrojnë nëpër sirtarët e Prokurorisë. Prokurori duhet ta kthejë besimin te institucioni i Prokurorisë Publike, e më pas përmes proceseve edhe besimin te gjykatat. /Telegrafi/