Aktorja e parë në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale - komuniteti i aktorëve thuhet se janë "në frikë" se ajo do t'i zëvendësojë

Tilly Norwood është një aktore e krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale. Personazhi i saj virtual ishte arsyeja për reagime të shumta nga punëtorët e filmit të cilët besojnë se inteligjenca artificiale po ua vjedh vendet e punës. Eline Van der Velder, drejtoreshë e kompanisë së prodhimit Particle6, e cila krijoi Tilly Noorwood, tha: "Në shkurt të vitit 2025, pashë shumë ndikues të inteligjencës artificiale që po shfaqeshin. Ne kemi eksperimentuar me inteligjencën artificiale për tre vitet e fundit dhe mendova se do të ishte shumë argëtuese të krijonim një personazh të gjeneruar nga kompjuteri. Menduam gjatë dhe me kujdes se si duhet të quhej, si duhet të dukej dhe si do të ishte personaliteti i saj dhe kështu u bë Tilly Norwood." Kjo aktore e inteligjencës artificiale më pas e prezantoi veten shkurtimisht. "Përshëndetje, unë jam aktorja e parë në botë e bazuar në inteligjencën artificiale. Gëzohem që ju njoh", tha ajo. Regjisori i kompanisë së prodhimit të lartpërmendur deklaroi se ata po krijojnë një "univers" të quajtur Tillyverse rreth saj. Tilly Noorwood u prezantua në shtator të këtij viti në Festivalin e Filmit në Zyrih. Pas kësaj, video të saj duke u shfaqur në reklama të rreme për filma fantastikë, horror dhe aksion u publikuan në rrjetet sociale, etj. Aktoret Melissa Barrera, Kiersey Clemons dhe Natasha Lyonne më pas bënë thirrje për bojkotimin e agjencive që promovojnë Tilly Noorwood. /Telegrafi/