Abdixhikut i mbushet salla në Lipjan me mergimtarë: Kanë llogaritur keq të tjerët, kanë harruar se LDK dhe mërgata janë një

Kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku nga tubimi në Lipjan, falenderoi të gjithë mërgimtarët të cilët po marrin pjesë në tubimet e LDK-së. Ai tha se të tjerët kanë llogaritur keq tek Mërgata e LDK-së. Sipas gij, të tjerët anë harruar se LDK dhe Mërgata janë një. “Faleminderit për pjesëmarrjen nëpër tubimet tona, e dashur mërgatur. E di që të tjerët kanë llogaritur keq tek Mërgata jonë. Kanë harruar se Mërgata dhe LDK janë një, kanë qenë dhe do të mbesin një gjithmonë”, tha Abdixhiku në Lipjan. Ai tutje bëri thirrje për të punuar dhe treguar forcën e vërtetë që ka Mërgata.