Arbër Grabovci, që në zgjedhjet e fundit lokale të këtij viti, ishte bartësi i listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë, tashmë ka konfirmuar hapin e tij drejt skenës qendrore politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. AAK në Zgjedhjet lokale të tetorit shënoi rritje të votës partiake dhe të numrit të ulëseve në Asamble. Grabovci vlerësohet për përkushtimin e tij ndaj çështjeve lokale dhe përfaqësimit të qytetarëve, ndërsa kandidimi i tij për Kuvendin e Kosovës shihet si një hap drejt forcimit të zërit të Pejës në nivel qendror. I renditur në listën zgjedhore të AAK-së (129) me numrin 82 , Arbëri është një prej emrave të spikatur që synojnë të sjellin zërin e komunitetit pejan dhe përvojën e tyre në Kuvendin e Kosovës. Kandidaturën e Grabovcit për AAK-në, e ka shpallur Ardian Gjini, edhe zyrtarisht në hapje të fushatës nga ky subjekt. Kandidatura e Grabovcit për deputet nga AAK, shpreh angazhimin e tij të vazhdueshëm për zhvillimin lokal dhe përfaqësimin e interesave të qytetarëve në nivel kombëtar. Pjesëmarrja në listën e AAK-së tregon për besimin e strukturave të partisë në përvojën e tij dhe vizionin e tij për të kontribuar në procese politike me ndikim të gjerë. Në Qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti, Arbër Grabovci ka qenë Zv/Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nga AAK. Me një përvojë të gjatë edhe në media, dikur si Kryeredaktorm i RTV ‘Dukagjjini’ e më pas bashkëthemelues i ‘RADIO 1’ dhe me një kontribut të vazhdueshëm në sportin kosovar, Arbër Grabovci vjen në politikë me një bagazh të ndërtuar mbi ndershmëri, transparencë dhe përkushtim publik. Ai konsiderohet si një zë i afërt me qytetarët, që njeh nga afër sfidat e të rinjve, sportistëve dhe komunitetit. Grabovci njihet edhe si futbollist i dikurshëm i KF “Buduçnosti” i Pejës deri në sportin paralel për të kaluar bashkë me ekipin tek K.F. ‘Besa’, si lojtar i brezit të Republikës, përderisa menjëherë pasluftës ishte edhe Kryetrajner i K.F. ‘Besa’, në një periudhë të shkurtër. Kandidatura e tij për deputet shihet si një vlerë e shtuar për AAK-në, duke sjellë në garë një profil që ndërthur komunikimin publik, disiplinën sportive dhe integritetin personal. Ai synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve me përgjegjësi dhe etikë, duke e bartur përvojën e tij nga media dhe sporti në shërbim të vendimmarrjes institucionale. Për një kohë, Arbër Grabovci u vu edhe në krye të degës së AAK-së në Pejë, në një periudhë kur kjo degë ndodhej në vështirësi të theksuara të jetës opozitare. Me AAK-në dhe Ramush Haradinajn, Arbër Grabovci mbanë afërsi dhe miqësi familjare që nga paslufta dhe themelimi i subjektit. Zgjedhjet e 28 dhjetorit pritet të jenë të rëndësishme për formimin e institucioneve të reja, dhe emrat si ai i Grabovcit pretendojnë të sjellin përvojë, angazhim dhe energji të re si në AAK ashtu edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Njeshi&RADIO 1/