Klubi ukrainas Polissya Zhytomyr ka finalizuar edhe transferimin e mbrojtësit të Kolos dhe lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi. Kjo lëvizje është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të klubit ukrainas në tregun e transferimeve për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, pasi sot gjatë ditës prezantoi Lindon Emërllahun . Sipas raportimeve të mediumit ukrainas sport.ua ,prezantimi i lojtarit do të bëhet së shpejti, ndoshta gjatë natës së Vitit të Ri. ? Polissya sign Ilir Krasniqi Zhytomyr-based Polissya have completed the signing of 25-year-old Kosovo international Ilir Krasniqi from Kolos, according to https://t.co/ExQb6KJ9US . The contract has already been signed The transfer fee is reported to be around €2 million… pic.twitter.com/n17j5K7NTS — Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) December 25, 2025 Ana financiare e marrëveshjes ende nuk është zbuluar, megjithatë më parë mediat raportuan një shifër rreth 2 milionë eurosh. Transfermarkt e vlerëson Krasniqin me 1 milion euro. Ai iu bashkua Kolos në verën e vitit 2024 dhe kishte kontratë deri në verën e vitit 2027. Në sezonin 2025/26, Krasniqi luajti 14 ndeshje në UPL, duke shënuar një gol. Krasniqi ka 17 paraqitje me ekipin kombëtar të Kosovës dhe vazhdon të jetë një lojtar aktiv i ekipi tone që po lufton për play-off. / Telegrafi /