Pas problemeve me ish-shtëpinë diskografike, Bebe Rexha nënshrkaun marrëveshje të re bashkëpunimi me një tjetër label

Ylli i muzikës pop, Bebe Rexha, ka arritur një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë me nënshkrimin e një marrëveshjeje me një ekip të ri menaxhimi, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri profesional në jetën e saj muzikore. Sipas njoftimeve të fundit të Billboard , Rexha ka firmosur me Timeline Management, një kompani menaxhimi që synon ta mbështesë atë në zhvillimin e projekteve të ardhshme, bashkëpunimeve dhe punës kreative që pritet të shohin dritën e publikimit në periudhën në vijim.. Në një deklaratë të publikuar në lidhje me këtë bashkëpunim, Alexis Fleischer, CEO i Timeline Management, e përshkroi Rexhën si një artiste “të rrallë, një herë në një brez”, i cili ka lënë gjurmë të thella në industrinë e muzikës, si në performancë ashtu edhe si autore këngësh. Ai nënvizoi vizionin e saj krijues dhe guximin për të eksploruar zhanre dhe stile të ndryshme muzikore. Rexha, e nominuar për çmime Grammy dhe e njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të industrisë si The Chainsmokers, Nicki Minaj, Florida Georgia Line dhe të tjerë, pritet të publikojë materiale të reja muzikore nën këtë drejtim të ri menaxhimi, duke krijuar pritshmëri të lartë te fansat dhe kritikët. Kjo lëvizje vjen në një moment kur Rexha po konsolidohet si një nga zërat më të spikatur të pop-it bashkëkohor, me një karrierë që përfshin albume të suksesshme dhe bashkëpunime globale. Nën menaxhimin e ri, fansat shpresojnë të shohin projektet e saj të ardhshme të realizuara me një fokus edhe më të madh kreativ dhe strategjik. /Telegrafi/