Situata mes Albës dhe Benitës ka eskaluar, duke u shndërruar në një debat me tone të larta dhe tension të dukshëm. Gjatë përplasjes, Benita iu afrua shumë pranë fytyrës së Albës dhe, me zë të ngritur, i kërkoi që të mos e përmendte nënën e saj Pavarësisht reagimit të ashpër dhe britmave të Benitës, Alba nuk u tërhoq nga qëndrimi i saj. Ajo vazhdoi të theksonte se nëna e Benitës është e sëmurë, duke e përmendur disa herë këtë fakt, çka shtoi edhe më shumë tensionin mes tyre. Momenti ka zgjuar reagime të shumta, duke hapur debat rreth kufijve të komunikimit dhe respektit kur përmenden familjarët në situata konfliktesh. /Telegrafi/