Kurti: Fabiks, investim 500 mijë euro nga mërgata në Kosovë

Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti ishte pjesë e përurimit të kompanisë Fabiks. Ky investim nga mërgata në Kosovë është në vlerë prej 500 mijë eurosh, ka bërë të ditur ai. Kjo kompani do të merret me prodhimin e elementeve sanitare nga çeliku dhe alumini, sistemeve montuese GIS, kornizave teknike si dhe konstruksioneve për ndërtim modern, për tregun zviceran dhe evropian. Kurti theksoi se Qeveria do të mbështes bizneset e mërgimtarëve, të cilat operojnë në Kosovë. Ai i konsideroi investimet e diasporës si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, si dhe mundësi për vende të reja pune edhe për qytetarët e Kosovës.