Mungesa e kushteve të punës e pakënaqësitë më paga kanë bërë që shumë profesionistë shëndetësor të largohen në Kosova. Avazi i largimeve ka vazhduar edhe gjatë vitit 2025. Ani pse krahasuar me vitet paraprake numri mjekëve e profesionistëve tjerë shëndetësor të cilët janë larguar ka rënë, kjo dukuri vazhdon të jetë shqetësuese për Odën e Mjekëve. “Statistika nuk janë të sakta asnjëherë për arsyen se koha e liberalizimit të vizave ka lehtësuar kushtet dhe rrethanat që lëvizja e lirë të ndodhë. Megjithatë, në krahasim me vitet e tjera është rendi në rënie, por nuk është ndonjë diferencë e madhe, është duku rreth 20 më pak. Këtë vit kanë kërkuar certifikatë të sjelljes së mirë në Odën e Mjekëve rreth 90 mjekë”, thotë për Tëvë1, Naser Gjonbalaj nga Oda e Mjekëve. Sipas nënkryetarit të kësaj Ode, pjesa dërmues e atyre që janë larguar janë mjekë të përgjithshëm. E jo vetëm mjekët, Kosovën e kanë braktisur edhe infermierët. “Këtë vit infermierë gjithsejtë kanë kërkuar 192, licenca të plastifikuara, dokument i cili ju nevojitet, për ta dërguar në vendin ku ata ushtrojnë profesionin shëndetësor. Me vitin 2024, është një rënie mirëpo trendi po vazhdon”, shprehet Nexhmije Gori – Kryetare e Odës së Infermierëve . Madje sipas kryetares së Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Tëvdie Imeri, largimi i profesionistëve shëndetësor është shqetësues. Prandaj kryetarja e kësaj Federate, kërkon që të ndërmerren masa. “Është hala me shqetësuese se pse një kuadër të përgatitur kaq shumë të shkojë i përgatitur në një vend tjetër ndërsa ju e dini shumë mirë se sa i duhet investim për me nxjerr një doktor të përgjithshme e pastaj të mos flasim për specializant. E gjithë kjo kosto që i kushton familje dhe në fund të fundit po ja dërgojmë një produkt të gatshëm .Ish dashtë të bëhet një strategji për ndaljen e ikjeve të punëtorëve shëndetësor, pasi Kosova mund të mbetet shumë keq pas pak kohe”, thotë ajo. Sipas Odës së Mjekëve të Kosovë, Gjermania vazhdon të jetë destinacioni i profesionistëve shëndetësor.