Konjufca uron besimtarët për Krishtlindje

Gëzim, paqe dhe begati u uroi Glauk Konjufca të gjithë besimtarëve të krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes. Ai tha se kjo ditë feste është simbol i shpresës dhe besimit. Konjufca përmes urimit të tij, i ftoi qytetarët që të kujdesen për njëri-tjerin, duke shtuar solidaritetin e mirësinë, sepse kjo eshtë kohë reflektimi, afrimi dhe shprese. Ai u uroi shëndet e begati, të gjitha familjeve, duke përcjellë mesazhet më të mira që sjell kjo ditë.