Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova situata është bërë gjithnjë e më e tensionuar, ndërsa përplasjet mes banorëve po marrin përmasa më të mëdha. Së fundmi, një debat i ashpër është zhvilluar mes Dolces dhe Shkurtës, ku fjalët e forta dhe ironia nuk kanë munguar. Gjatë bisedës së tensionuar, Dolce i drejtohet Shkurtës me tone të larta duke i thënë: “Ik andej me ata sy se na merr edhe mësysh”. BBVK/YouTube Kjo deklaratë u pasua menjëherë nga reagimi i Shkurtës, e cila iu përgjigj: “Po çfarë mësyshi, çfarë mësyshi moj, për çka? Ty të ka bërë doktori”. Debati u përshkallëzua edhe më tej kur Dolce ia ktheu: “Po me lekët e mia, çfarë halli ke ti? A do ndonjë lek?”. Në këtë moment, dikush dëgjohej duke iu drejtuar Shkurtës me ironi si “feministe”, një cilësim që ajo refuzoi ta pranonte. Nga ana tjetër, Dolce vazhdoi me një tjetër koment të fortë, duke e quajtur Shkurtën “aktiviste e dështuar”. Kjo përplasje ka sjellë reagime të shumta edhe nga banorët e tjerë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)