Autobus del nga rruga në Meksikë, humbin jetën 10 persona

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 32 të tjerë janë lënduar në një aksident autobusi në shtetin Veracruz, në Meksikën lindore, njoftuan autoritetet lokale. Aksidenti ndodhi të mërkurën në qytetin Zontecomatlán, ndërsa autobusi po udhëtonte nga Ciudad de México drejt fshatit Chicontepec. “Aktualisht kemi konfirmuar se nëntë të rritur dhe një fëmijë kanë ndërruar jetë,” njoftoi zyra e kryebashkiakut të Zontecomatlán. Aksidentet rrugore, ku shpesh përfshihen autobusë ose kamionë mallrash, janë të zakonshme në Meksikë dhe zakonisht shkaktohen nga shpejtësia e tepërt ose defekte mekanike. Në fund të nëntorit, dhjetë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u lënduan në një aksident të ngjashëm në Michoacán, në perëndim të vendit. /Telegrafi/ Vuelca autobús en #Zontecomatlán , Veracruz. Hay 8 muertos y 19 heridos. La unidad de la línea "Conexión", venía de #CDMX con destino a #Chicontepec . Se salió de la carretera y se fue a un barranco. pic.twitter.com/TUHwUaJnLz — Central Municipal (@Central_CM) December 25, 2025