Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ka mundësi për të marrë qendërmbrojtësin e Chelseat, Axel Disasi, por Blutë nuk lejojnë marrëveshje huazimi. Blaugranët po kërkojnë të rekrutojnë një qendërmbrojtës në afatin kalimtar dimëror pas dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior të Andreas Christensen, i cili do ta lërë atë jashtë fushave për të paktën katër muaj. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Barcelonës i është ofruar mundësia për të nënshkruar me mbrojtësin e Chelseat, Axel Disasi, në janar. Megjithatë, pika kritike është se Chelsea nuk do ta lejojë Disasin të largohet në formë huazimi, me një transferim të përhershëm si opsionin e vetëm të mundshëm. Duke pasur parasysh kufizimet e tyre në Fair Play Financiarit, do të jetë e vështirë për Blaugranat të paguajnë një tarifë të konsiderueshme. Qendërmbrojtësi i Bournemouth, Marcos Senesi, është një objektiv alternativ për kampionët e La Ligës, por ai ka më shumë gjasa të jetë i disponueshëm si lojtar i lirë verën e ardhshme. /Telegrafi/