Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Dolce dhe Albës, e cila ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi gjatë një situate ku Alba e spërkati Dolce me ujë, dhe ky i fundit reagoi duke e larguar për të shmangur që situata të eskalonte. Pamjet e incidentit tregojnë momentin kur Alba bie mbi një kolltuk, gjë që shkaktoi spekulime se Dolce e kishte goditur. Dolce/Instagram Megjithatë, Dolce ka mohuar kategorikisht çdo veprim dhune. Ai deklaroi: “Po gënjen o burrë, si e godita unë, si mund të godas dikë. Ta thashë, po të godas dikë, unë e saldoj për muri”. Nga ana tjetër, Alba tha se reagimi i Dolce duket si një justifikim: “Ky është justifikim”. Megjithatë, Dolce ia kthen menjëherë: “Nuk është justifikim, nuk të gjuajta me dorë”. Ngjarja ka nxitur diskutime të shumta, ku fansat dhe ndjekësit kanë marrë pozicione të ndryshme, disa duke mbrojtur Dolcen dhe të tjerë duke kritikuar sjelljen e tij. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)