Muller zbulon se cilin klub të njohur e refuzoi pasi u largua nga Bayern Munich

Bayern Munich vendosi të mos e zgjasë kontratën e Thomas Muller sezonin e kaluar dhe, për herë të parë në karrierën e tij, legjenda gjermane u përball me zgjedhjen se cilit klub t'i bashkohej. Nuk kishte mungesë interesi nga klube të ndryshme, dhe në një intervistë me Süddeutsche Zeitung , Muller zbulon se cilën ofertë e refuzoi qëllimisht për të shkuar në Vancouver. "Doja vërtet të vazhdoja të luaja. Dhe doja të largohesha nga Evropa. Kur vjen nga FC Bayern, një lëvizje brenda Evropës është pothuajse gjithmonë një hap poshtë", ka thënë fillimisht Muller. Sigurisht, ai nuk i zbuloi të gjitha ofertat, por Thomas foli hapur për një klub: "Për shembull, unë qëllimisht nuk doja të shkoja në Firence (Fiorentina), edhe pse qyteti është i bukur dhe jo shumë larg Mynihut". "Fitimi i titujve është ende motivimi im më i madh. Nuk dua të luaj diku për hir të suksesit, ku të gjithë presin që unë të fitoj gjithçka vetëm sepse kam një emër të madh. Gjithmonë kam qenë një lojtar që performon më mirë kur punoj mirë me shokët e ekipit", përfundoi gjermani. Thomas mbetet një fitues, edhe nëse nuk fiton më në Evropë - me Vancouverin, ai ishte vetëm një ndeshje larg titullit të parë të klubit në MLS në historinë e tij. /Telegrafi/