URTËSI

Poezi nga: Ada Negri Përktheu: Anton Papleka Kur ti nuk do të bësh dallimin më të vogël Midis armikut tënd dhe mikut tënd, kur këngët Dhe të qarat do të kenë për ty një zë të përbashkët, Kur asgjë në botë nuk mund të të plagosë më, Ty që t’u desh të bëje një luftë të ashpër Dhe që u lëndove aq shumë; kur të japësh dashuri Në këmbim të urrejtjes dhe kur, për të mirën që bëre, Mund të buzëqeshësh duke marrë mosmirënjohje, harresë; Kur ti nuk do të kesh asgjë tjetër përveç Zotit Në zemrën tënde dhe brenda teje, pa dyshin atëherë Ti do të kesh sosur te jeta e vërtetë ose te vdekja.