Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të personave të zhdukur. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Shtime, ndërkaq tjetri rast në Prizren. Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.12.2025 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar infermier në Entin Special, ka raportuar se pacienti-viktima mashkull kosovar është larguar nga enti dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar. Rr. Besim Shala, Prizren 23.12.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime. /Telegrafi/