Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua, e cila është prezantuar rrejshëm si prokurore. Rasti ka ndodhur në rrugën “B”, në Prishtinë. “Rruga ‘B’, Prishtinë, dhjetor 2025. Më 23.12.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuar femër kosovare, duke u prezantuar si zyrtare shtetërore (prokurore) ka marrë para nga viktima si shpërblim për t’i kryer një rast”, thuhet në raport. Policia njofton tutje se të enjten, më 25 dhjetor e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/