Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka njoftuar se sot do të mbahet një tubim me qytetarët. Sipas njoftimit, takimi do të zhvillohet në orën 17:45, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë. Brahimaj ka ftuar mbështetësit dhe qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke theksuar vazhdimësinë e angazhimit të tij politik në kuadër të AAK-së, në prag të zgjedhjeve parlamentare.