Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar. Rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, të enjten në ora 10:15. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë revolte për shqiptimin e një tikete për kundërvajtje në trafik, ka ofenduar edhe sulmuar zyrtarët policorë”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/