Ndalohet kumanovari në Tabanoc, policia gjen kartëmonedha të vjetra në makinën e tij

MPB Maqedoni njofton se dje (25.12.2025) në orën 20:18 në Kalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të RMV-së, oficerët e policisë e privuan nga liria F.S. (39) nga Kumanova. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrolleve kufitare dhe kontrollit në automjetin "Fiat" me targa kombëtare zvicerane, të cilin ai e drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan 271 monedha me madhësi dhe forma të ndryshme, me origjinë nga periudha të ndryshme kohore. "Personi u ndalua në stacionin policor dhe prokurori publik u njoftua për rastin. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 266B të Kodit Penal - "importim i mallrave të fituara në mënyrë të paligjshme nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore"", thonë nga MPB.