Kurti viziton fabrikën e ujit Dea: Qeveria do të përkrahë prodhimin vendor

Kryeministri Albin Kurti vizitoi fabrikën e ujit Dea. Pronarët e informuan për rritjen e vazhdueshme, duke e shtrirë eksportin edhe në tregun vendor rajonal. Fabrika numëron mbi 250 punëtorë dhe pesë linja të prodhimit, të cilët ruajnë standarde të larta të cilësisë. Gjatë këtij takim, Kurti i inkurajoi ata të përfitojnë nga iniciativat e Qeverisë për punësim, përfshirë programin “Superpuna” për të rinjtë, ndërsa i njoftoi edhe për programin “Superpuna për Gratë”, i cili do të fillojë nga mandati i ardhshëm. Kurti theksoi përsëri se Qeveria do të vazhdojë të qëndrojë pranë bizneseve dhe kompanive vendore, si dhe duke mbështetur prodhimin në Kosovë.