Gega ka ngritur shqetësime serioze për mungesën e infrastrukturës ligjore dhe urbane në Kosovë, veçanërisht në ndërtimtari. Ai në “Podcast me Shkelzen Dakaj” tha se zhvillimi i shpejtë i Prishtinës nuk është shoqëruar me infrastrukturë rrugore, kanalizim dhe ujësjellës, duke shtuar se investitorët shpesh detyrohen t’i ndërtojnë vetë rrugët, ndonëse paguajnë taksën e infrastrukturës. Po ashtu, ai kritikoi procesin e legalizimit të objekteve, duke thënë se ligji duhet të thjeshtësohet dhe të shtyhet përpara, pasi një proces i tillë do të zhbllokonte kapitalet dhe do t’i lironte investitorët.