Katër vende gati për të dërguar paqeruajtës në Ukrainë

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, thotë se Franca, Gjermania, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar janë të gatshme të dërgojnë forca paqeruajtëse në Ukrainë pasi të përfundojë lufta. Sipas tij, paqe e qëndrueshme është e pamundur pa partnerë ndërkombëtarë - dhe vetë lufta po detyron Evropën të bëjë një “reset” të fortë – Bashkimi Evropian do të duhet të heqë iluzionet dhe të bëhet më ushtarake nëse dëshiron të mbijetojë në realitetin e ri. Turqia ka vendosur tashmë tre kushte për dërgimin e trupave të saj: një armëpushim i plotë, qëllime dhe kompetenca të qarta për misionin, dhe ndarje të përgjegjësive midis vendeve pjesëmarrëse. Pa këto, nënvizon Ankara, asgjë nuk do të ndodhë, raportojnë mediat ukrainase. Më parë, Ministria e Jashtme e Rusisë e hodhi poshtë planin e BE-së për paqeruajtës si “fantazi”, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi se çdo praninë e huaj ushtarake në Ukrainë do të bëhej një “objektiv i ligjshëm për shkatërrim”. Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/