Pamje tronditëse të fytyrës së Jake Paulit pas operimit nga nokauti i Joshuas

Mbrëmë (e enjte), gazeta spanjolle Marca publikoi një video shqetësuese të shfaqjes së YouTuber-it dhe boksierit amerikan Jake Paul, pasi pësoi një humbje të rëndë në ndeshjen kundër Anthony Joshua. Joshua e nokautoi Paulin javën e kaluar në një ndeshje të zhvilluar në Miami. Nokauti ndodhi në raundin e gjashtë të ndeshjes. Pastaj Joshua e rrëzoi Paulin me një goditje të fortë me të djathtën, pas së cilës influencuesi i YouTube nuk mundi të ngrihej dhe gjyqtari e ndaloi ndeshjen. Goditja e nokautit të Joshuas ishte fatale, Jake Paul përfundoi me nofull të thyer Pas luftës, Paul përfundoi në spital, dhe më pas njoftoi se kishte një operacion të suksesshëm pasi Joshua ia theu nofullën në dy vende me këtë nokaut. Tani, gjashtë ditë pas ndeshjes, ndërsa Paul po rikuperohet nga operacioni, gazeta Marca ka publikuar një foto dhe video se si duket ai pas operacionit dhe një dëmtimi të rëndë. "Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Dy pllaka titani në secilën anë. Disa dhëmbë u nxorën. Mund të pi vetëm lëngje për shtatë ditët e ardhshme", ka thwnw Paul pas operacionit. Ishte lufta e 14-të profesionale e Paulit dhe e dyta kundër një boksieri "të vërtetë" aktiv, dhe njëkohësisht disfata e tij e dytë, pasi më parë ishte mundur nga Tommy Fury. /Telegrafi/