“Bashkimit po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kashar”/ Zbardhen të tjera biseda mes Ballukut dhe Berberit, zv, kryeministrja: Mund të bëhet “ushtar”, është shumë i izoluar

Në vijim të hetimit për aferën e tunelit të Llogarasë, nga këqyrja e të dhënave të aparatit celular “BlackBerry”, model “BBF100-6”, i sekuestruar shtetasit Evis Berberi, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetases Belinda Balluku dhe shtetasit Evis Berberi. Sipas aktit të ekspertimit, komunikimet janë zhvilluar në datën 15.06.2021, rreth orës 12:43-12:46. […]