Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektuar një fëmijë

Është diagnostikuar rasti i parë me fruth në Shqipëri. Top Channel bën me dije se fëmija ka ardhur nga Anglia dhe ishte i pa vaksinuar ndaj fruthit. Rasti është duke u trajtuar në shërbimin e pediatrisë infektive. ISHP ka kryer hetimin epidemiologjik dhe nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar. Mjekë dhe ekspertë të ISHP bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve.